MENU
klinika

COVID-19

Njihuni me masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi në Kosovë!

28.08.2021 - 11:46

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 25.407. Teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400, deri më tani janë regjistruar 2,403 viktima. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Një ditë më parë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një deklaratë se ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti-COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës. Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

1.Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
2.Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
3.Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.
4.Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.
5.Do të realizohen deri në 92% kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.

Rikujtojmë, se Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.