MENU
klinika

I hiqet patenta

Nuk zë mend me pijen, policia ndal lojtarin e njohur

22.08.2021 - 14:39

Edhe yjet e futbollit kanë veset e tyre, disa të këqija. Vetëm pak ditë më parë Nainggolan kompletoi transferimin e tij në Belgjikë te skuadra e Antëerp, duke i habitur të gjithë me vendimin e tij, pasi ishin disa klube që e kërkon në Serie A dhe jo vetëm.

Por belgu nuk mund t’u ndahet telasheve dhe së fundmi i është hequr patenta pasi është kapur i dehur me makinë nga policia belge. Sipas mediave vendase, një makinë ka kaluar me shpejtësi në qytet.

Pas verifikimit të policisë, është ndaluar ish-futbollisti i Interit i cili ka qenë i dehur në timon. Lajmi ka bërë bujë duke ditur dhe natyrën e vetë lojtarit, i cili përballet shpesh me skandale të tilla, duke mos nguruar të shprehë admirimin për pijet alkoolike.