MENU
klinika

Tenis

Numri dy i botës godet kamerën pas humbjes

22.08.2021 - 13:58

Një episod i pakëndshëm në tenis. Numrin dy të botës Daniil Medvedev e lënë nervat. Në finale përballë bashkatdhetarit të tij Andrey Rublev në turneun e Sinsinatit, nuk mundi ta përtypte dot humbjen, duke i shfryrë të gjitha nervat kameramanit.

Gjithçka nisi pas përfundimit të setit të parë, ku Medvedev u përplas me kamerën duke lënduar dorën. Loja u ndërpre për disa minuta, pasi u desh ndërhyrja e mjekëve, por kaq iu desh Rublev të rrëmbente fitoren me përmbysje 2-1 me sete (2-6, 6-3, 6-3).

Menjëherë pas përfundimit të lojës, Rublev iu drejtua ashpër kameramanit me fjalët: ‘’Nuk të plas fare për lojtarët. Të thashë para ndeshjes së parë se kjo telekamera nuk duhej të ishte aty. Jemi në gjysmëfinale dhe më dhemb dora”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN