MENU
klinika

(Video) Vatrat e zjarrit në Turqi vijojnë të jenë aktive

Pamje apokaliptike, shtëllunga tymi në ajër dhe qielli i tëri i kuq

02.08.2021 - 10:09

Prej ditësh tashmë, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Turqi. Autoritetet janë në luftë me flakët, ndërsa deri më tani 8 persona kanë ndërruar jetë. Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli ka thënë për mediat vendase se 119 vatra, nga 125 gjithsej janë shuar, por mbeten ende aktive 7 të tjera.

Hotelet janë mbyllur në zonat turistike të Bodrumit dhe Marmaris, me pushues e banorë vendas që janë evakuuar dhe vendosur në zona më të sigurta.

“Kemi parë zjarre por kurrë kështu” thotë një turiste ndërsa po evakuohet me të tjerët.

Hetuesit ndërkohë janë duke analizuar situatën. Ata po përpiqen të kuptojnë nëse zjarri është i qëllimshëm. Për këtë fakt, një person është arrestuar, por provat janë të paqarta nëse është pikërisht ai autori i zjarrvënies.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA/ Festimet u fashitën nga kufizimet

Bota e lodhur nga pandemia mirëpret vitin 2021

Dërgon avionë dhe helikopterë

Putin telefonon Erdogan mbi situatën e zjarreve


Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon