MENU
klinika

Shorti të enjten në orën 18:00

Përcaktohen vazot për grupet e Champions

23.08.2021 - 14:14

Janë për t’u luajtur edhe ndeshjet e kthimit të play-off dhe plotësohen 32 skuadrat e Champions League për grupet e sezonit të ri, për t’u hedhur pastaj shorti ditën e enjte në orën 18:00.

Ndërkohë janë përcaktuar vazaot. Në vazon e parë janë vendosur skuadra kampione të gjitha kampionateve, duke filluar nga emra si Atletico Madrid, Bayern Munchen, Chelsea (kampionia e Evropës në fuqi), Inter, Manchester City, Lille, Sporting Lisbonë dhe Villarreal (kampionia e Europa League).

Në vazon e dytë do të jetë Juvnetus, që edhe pse doli në vendin e katërt në Serie A, ka koeficient të lartë për shkak të paraqitjeve në Evropë.

Vetëm vazo e katërt për Milanin, që rikthehet në Champions pas 7 vitesh mungesë. Vazon 3 dhe 4 nuk janë plotësuar ende pasi duhet të presim dhe mbarimin e fazës ”play-off” për t’u kompletuar.

VAZO 1: Atletico Madrid, Bayern Munchen, Chelsea, Inter, Lille, Manchester City, Sporting Lisbon, Villarreal

VAZO 2: Barcelona, Borussia Dortmund, Juventus, Liverpool, Manchester United, PSG, Real Madrid, Sevilla

VAZO 3: Ajax, Atalanta, Leipzig, Porto, Zenit

VAZO 4: Besiktas, Clube Brugge, Dinamo Kiev, Milan, Wolfsburg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Real Madrid nuk heq dorë nga ylli francez

Plani i Florentino Perez për të marrë Mbappe


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak