MENU
klinika

Situata e yllit francez

Pochettino mohon largimin, Mbappe shfaqet me valixhe në duar

28.08.2021 - 17:28

Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që PSG do të luajë të dielën në mbrëmje kundër Reims. Trajneri argjentinas ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe dhe ofertën e Real Madrid.

“Kylian po përgatitet për ndeshjen e nesërme dhe po punon shumë mirë, nuk më ka thënë se ka dëshirë të largohet nga Parisi. Leonardo dhe presidenti ynë e kanë sqaruar se cili është pozicioni i PSG-së në lidhje me të ardhmen e tij” – u shpreh trajneri i PSG.

Real është i paralajmëruar: për Pochettino-n dhe PSG, Mbappe është pjesë e skuadrës. Ndoshta kjo është një strategji që spanjollët të rrisin ofertën. Më herët, Real Madrid vendosi ultimatum 2 ditë afat, ndryshe do ta marrë lojtarin në janar shumë më lirë.

Disa imazhe të Kylian Mbappe në qendrën stërvitore po bëjnë xhiron e botës. Ylli francez shikohet me valixhe në duar duke u larguar nga qendra stërvitore pas seancës së kryer në prag të sfidës me Reims ditën e nesërme.

Mbape shikohet me kokën ulur dhe në dorë mban një çantë, teksa “Deportes Cuatro” që ka publikuar videon e Mbappe aludon se sulmuesi ka zbrazur dollapin e tij në ambientet e klubit parisien.