MENU
klinika

Conference League

Prishtina qëndron deri 78’, eliminohet me kokën lart

12.08.2021 - 19:56

Prishtina eliminohet turin e tretë nga Conference League. Kampionët e Kosovës ishin në lojë deri në minutën e 78’ kur pësuan golin e dytë nga vendasit e Bodo/Glimt, teksa ndeshjen e parë e patën fituar 2-1 në “Fadil Vokrri”.

Norvegjezët shënuan golin e parë në minutën e 18-të nga Botheim, duke cliruar të tijtë. Vendasit humbin edhe një penallti në 24’ nga Berg. Pjesa e parë mbyllet vetëm 1-0 dhe Prishtina që besonte.

Për të ardhur në minutën e 78-të, kur është Botheim që realizon sërish. Në minutat e mbetura Prishtina u përpoq të futej në lojë me një gol, por nuk ia doli dot. Gjithsesi, thjesht arritja në turin e tretë ishte historike për kryeqytetasit e Kosovës, hera e parë për një klub dardan.