MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Reja nuk e grumbulloi, Vrioni i përgjigjet me gol

28.08.2021 - 19:23

Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni, shënon golin e tretë në elitën e futbollit austriak. Ai ishte titullar ditën e sotme në sfidën që skuadra e tij Tirol luajti në transfertë përballë Klagenfurtit.

Një stuhi pushtoi fushën, duke çuar në anulimin e ndeshjes pas vetëm 20 minutash lojë. Gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen pasi kushtet ia bënin të pamundur vazhdimësinë e lojës. Gjithsesi, pas 1 ore ndeshja vijoi.

Dhe në minutën e 23-të pas rifillimit të ndeshjes, Vrioni gjen golin, duke i dhënë avantazhin Tirolit. Goli i tretë i sulmuesit shqiptar në pesë ndeshje që është aktivizuar. Një mesazh për trajnerin Reja, i cili kësaj here nuk e kishte grumbulluar për Kombëtaren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN