MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Reja: Shqiptarët miqësorë, i takoj edhe në Itali

20.08.2021 - 12:50

Trajneri aktual i Kombëtares, Edi Reja, dha së fundmi, një intervistë speciale, për prestigjiozen “Gazzetta dello Sport”, ku ndër të tjera foli edhe për Shqipërinë dhe për objektivat e kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit.

Në prononcimin e tij, italiani e vlerëson aventurën me Kombëtaren shqiptare si shumë të bukur. Reja momentalisht është duke kaluar pushimet në Grado, ndërkohë që javën e ardhshme do të kthehet në Shqipëri.

“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi.

Aktualisht po punojmë në disa drejtime njëkohësisht. Së bashku me bashkëpunëtorët kemi organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë.

Një risi absolute për futbollin në Shqipëri. Përveç këtyre, përpara kemi ndeshjet për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’ ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Nations League. Në pritje të sfidës së kthimit me Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive”, – u shpreh Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN