MENU
klinika

Presidenti futet vetë në negociata

Rrogë më të lartë se të Messit, PSG po bind Mbappe

17.08.2021 - 17:50

Një nga emrat më të lakuar të merkatos është Kylian Mbappe, i cili nuk po rinovon me PSG. Por së fundmi PSG ka ofruar 36 milionë euro neto në sezon, një pagë që vështirë se refuzohet, pasi Real Madrid max që jep është 30 mln euro.

Paris-Saint Germain arriti që të bëjë goditjen më të madhe të shekullit, duke e rrëmbyer me zero euro lojtarin më të mirë tani për tani në botë, Lionel Messin. Detyra e PSG-së e radhës është që të mbajë Kylian Mbappen dhe për këtë ofron 1 milion euro më shumë se paga e Messit.

Sulmuesi francez dëshiron të transferohet në Real Madrid, por PSG po bën të pamundurën për ta mbajtur. Sipas “LeSport”, Al Khelaifi i ka ofruar një mega kontratë Mbappes vetëm për të qëndruar në Parc des Princes.

Sido që të jetë, Mbappe tani për tani insiston që të mos rinovojë kontratën që i skadon më 2022 dhe për të mos ta humbur me parametra zero  vitin e ardhshëm, PSG mund të vendosë që ta shesë në Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN