MENU
klinika

Gafat e bërë nga klubet

5 lojtarët e blerë përsëri me shuma marramendëse

17.08.2021 - 17:26

Rasti i Romelu Lukakut nuk është i vetmi që një futbollist rikthehet në klubin ku ka luajtur më parë. Por ajo që bie në sy është se si Chelsea pagoi shumë më tepër sesa kur e shiti.

Sulmuesi belg u shit për 35.3 milionë euro dhe rible këtë verë nga Interi për shumën rekord në Serie A, plot 115 milionë euro. Blutë e Londrës duhet ta kenë kuptuar gabimin, por e rëndësishme është që e kanë sërish në skuadër.

Por gafa ma e madhe është e Manchester United, kur lanë të lirë Paul Pogba dhe e rimorën nga Juventus për 107 milionë euro. Vërtet çmenduri që vetëm “Djajtë e Kuq” e bënë.

Janë edhe tre raste të tjera. Diego Costa u shit te Chelsea për 38 milionë euro dhe Atletico Madrid e ribleu për 60 milionë euro. Dhe në janar e la të lirë, teksa tashmë braziliani do vijojë karrierën në Brazil.

Një gabim ka bërë edhe Barcelona me Fabregas. Katalanasit shitën mesfushorin e dalë nga akademia tek Arsenal për 3.2 milionë euro dhe e rimorën disa vite më pas për 34 milionë euro.

Për ta mbayllur me gabimet e klubeve është PSG. Gjigantët francezë shitën për vetëm 760 mijë euro Nicolas Anelka. PSG e ktheu në gjirin e vet disa ditë më pas për shifrën e 34.5 milionë eurove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak