MENU
klinika

Kriza e koronavirusit

Sa do të kushtonte zhbërja e globalizimit?

10.08.2021 - 10:47

Në fillim ishte kriza me mungesën e maskave mbrojtëse. Më pas mungonin makineritë, për të rritur prodhimin e vaksinës. Tani mungojnë çipa të ndryshëm që bllokojnë prodhimin e automjeteve në Europë. Pandemia e me të edhe kriza në shumë sektorë të ekonomisë e nxorrën në dritë: Europa është e varur në atë masë nga furnizimet nga Kina, apo vende të tjera të botës, saqë kjo varësi mund të bëhet shumë e rrezikshme. Atëherë kur furnizimet bllokohen, apo thjesht se ka mungesa apo probleme politike.

Nuk është çudi që qeveria gjermane kërkon prej kohësh veprime konkrete, ndër të tjera zgjerimin e prodhimit të çipave. Komisioni Europian këto kërkesa nga vende të ndryshme i ka hedhur tani në një plan, në thelb të të cilit qëndron pikërisht “autonomia strategjike” europiane. “Doktrina e re e një autonomie të hapur strategjike”, kështu e quajti Neue Zürcher Zeitung strategjinë e re: “të hapur aq sa mundemi, dhe autonom aq sa është e nevojshme.”

“Frenë proteksioniste”

Tingëllon bukur dhe e ekulibruar. Megjithatë gazeta konservatore nga Zyrihu e vazhdon më tej analizën. “Tregtia globale dhe ndarja e punës në botë në dekadat e kaluara i dhanë hov të madh mirëqenies.” Nëse këtu ka kufizime, atëherë kjo mirëqenie do të frenohet në formë proteksioniste.” Ekspertë ekonomikë të Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) kanë paraqitur tani një studim, me të cilin ata duan të llogarisin se sa i kushton Europës kjo autonomi. Rezultati: Një shkëputje e BE nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit apo edhe sikur vetëm nga Kina do t’u kushtonte shteteve të BE disa qindra miliardë euro në vit. Këtë e tregojnë inskenime të ndryshme studimore.

Autorët e studimit kanë llogaritur, se çfarë pasojash do të kishte, në rast se vendet e BE do të dyfishonin barrierat tregtare, për të nxitur prodhimin vendas. Nuk bëhet fjalë për dogana të tja, por për dhënien me preferenca të tenderave publikë, avantazhe tatimore apo subvencionime të tjera për ofruesit e BE. Nga ana tjetër janë zhvilluar modele për kuota importi apo ndalime të caktuara mallrash. Nëse BE do të ndërmerrte hapa të tillë të njëanshëm për veçimin nga bota, atëherë “prodhimi i brendshëm bruto çdo vit karahasuar me vitin e marrë si bazë 2019 do të binte rreth me 580 miliardë euro ose një ulje 3,5% më pak se sa pa ndërhyrjet”, përmbledhin ekonomistët. Në rast të marrjes së kundërmasave nga partnerët e Europës, kjo humbje “do të shtohej në rreth 870 miliardë euro apo rënie 5,3% të prodhimit të brendshëm bruto.”

“Transporti i mallrave të bëhet më rezistent”

Megjithëse studiuesit e Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel i hedhin poshtë barrierat tregtare, ata shohin nevojë të ngutshme për veprim “që ekonomia e BE të bëhet më rezistente ndaj krizave në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.” Sipas IfW nevojitet “zgjerimi i rrjetit të furnizuesve, nxitja e riciklimit dhe përmirësimi i magazinimit.” Shqetësimin për pasojat e përpjekjeve për një riorientim të zinxhirëve të furnizimit, studiuesit e Kielit e ndajnë me sipërmarrjet europiane, anëtare të shoqatës së sektorit ekonomik, ERT. “Theksimi i strategjisë ekonomike mund të çojë në proteksionizëm“, paralajmëroi një përfaqësues i shoqatës në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung. “Ne jemi të alarmuar.”

Me këtë nuk mënjanohet problemi i furnizimeve të mallrave kryesorë në BE. Dhe pavarësisht nëse bëhet fjalë për Daimler, Siemens, Volkswagen apo Fiat. Kudo mungojnë chipa, porositë nuk përfundohen dot, me pasojë anësore shtrenjtimin, kosto që dalin nga xhiroja e vogël dhe fitimi i ulët./DW/

Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”