MENU
klinika

Lëvizjet e fundit në merkato

Shaqiri kalon në Francë, Xhaka qëndron në Angli

23.08.2021 - 16:31

Janë ditët e fundit të merkatos dhe po bëhen shumë lëvizje. E ardhmja e Xherdan Shaqirit do të jetë në kampionatin francez, ku do të rivalizojë me Lionel Mesin me shokë.

Klubi i Lionit njoftoi që ka arritur akordin total me mesfushori shqiptar. 12 milionë euro shkojnë në arkat klubit Liverpool nga shitja e Shaqirit.

Nuk ka aventurë të re për Granit Xhakën në këtë sesion të merkatos verore. Mesfushori me origjinë shqiptare rinovoi kontratën e tij me Arsenalin, nga ku do të vijojë ende bashkëpunimin me skuadrën e “topçinjve” të Londrës.

Këtë e bëri publike vetë klubi i Arsenalit. 28-vjeçari ishte i shumë kërkuar nga Roma e Zhoze Murinjos, por mesa duket, vetë Xhaka ka bërë hapa prapa për të luajtur sërish me Arsenalin.

Ndërsa Bayern Munich njoftoi rinovimin e mesfushorit Joshua Kimmich. 26 -vjeçari gjerman nënshkroi një kontratë të re me ekipin bavarez, e cila zgjat deri në vitin 2025.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak