MENU
klinika

Olimpiada

Shpërblimet, vetëm Calja përfiton nga shqiptarët

04.08.2021 - 13:59

Shqipëria nuk mori medalje olimpike edhe në “Tokyo 2020”, ndonëse nxitjet me shpërblime financiare ishin më të mëdha se kurrë. Në bazë të legjislacionit shqiptar, çdo sportist që renditet mes tetë më të mirëve në Lojërat Olimpike përfiton monetarisht.

Kështu, një medalje ari paguhet me 10 milionë lekë të rinj. Medalja e argjendit shpërblehet me 7 milionë lekë, ndërsa bronzi me 5 milionë. Më tej vijohet me vendin e katërt që merr 3 milionë, vendi i pestë përfiton 2 milionë, i gjashti 1 milion.

Vendi i shtatë merr 800 mijë lekë të  rinj dhe mbyll vendi i tetë me 500 mijë lekë të rinj. Nga Olimpiada e fundit vetëm Briken Calja përfiton 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa i pafat Erkand Qerimaj me vendin e nëntë.

calja luiza gega smajlaj

Luiza Gega pati shansin e fundit të përfitojë, por nuk shkoi më shumë se vend i 13-të. Por krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria shpërblen ende pak. Italia jep deri në 180 mijë euro për fituesin e medaljes së artë, pa llogaritur benefitet e tjera nga sponsorë dhe donatorë të ndryshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN