MENU
klinika

Moto GP

Valentino Rossi tregon pengun e vetëm

16.08.2021 - 18:10

 

Gara e fundit në pistën e Spielberg ka qenë më e mira e këtij sezoni për pilotin veteran italian Valentino Rossi, që u klasifikua i teti me Yamaha Petronas.

Gjithsesi, 9 herë kampioni i botës, që në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga sporti, ka një peng të fundit. Rossi synon të arrijë podiumin nr.200 në garat e Moto GP.

“Podiumi i 200-të? mendoj se e meritoj. Të bëjmë një peticion (qesh) që ndoshta të ma dhurojnë deri në fund të sezonit. Me gjithë ato podiume që kam humbur në karrierën time, një të ma dhurojnë”, – tha Rossi.