MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Zyrtarizohet transferimi i Manajt në Serie A

31.08.2021 - 20:44

Merr fund edhe telenovela për sulmuesin e Kombëtares, Rey Manaj. Pas një vere të gjatë mes tratativash me disa klube dhe tundimit për të qëndruar te Barcelona, lushnjari ka firmosur me skuadrën e Spezias në Serinë A.

Sulmuesi 24-vjeçar është transferuar në formën e huazimit për shumën e 300 mijë eurove, ndërsa Spezia do të ushtrojë të drejtën e blerjes pas 1 viti për shumën e 2.7 milionë eurove.

Spezia e ka depozituar tanimë kontratën e Manajt në federatë dhe sulmuesi pritet të bashkohet me skuadrën e re pas grumbullimit me Kombëtaren. Ndërkohë, vetë Barcelona me anë të një postimi bëri të ditur të gjitha detajet e operacionit duke konfirmuar largimin e Manajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kapiteni për gazetën “Przeglad”

Cana realist: Shqipëria, të paktën e treta