MENU
klinika

Situata në kualifikueset e Botërorit

Anglia mund të na japë vendin e dytë në grup

06.09.2021 - 12:07

Skuadra perfekte deri më tani në kualifikueset nga Evropa për Botërorin 2022 është Anglia: 5 ndeshje, 5 fitore, 17 gola të shënuar vetëm një i pësuar.

Tifozët kuqezi shpresojnë shumë që ishullorët të vijojnë këtë paraqitje fantastike, shpresojnë shumë që Anglia të bëjë të madhen të mërkurën teksa udhëtojnë në transfertë përballë Polonisë.

Kjo është një ndeshje ku të besuarit e Southgate mund të mbyllim historinë e kualifikimit që në raundin e gjashtë, është një sfidë direkte mes dy ekipeve favorite në Grupin I.

Një kombinim i duhur, një fitore e Anglisë në këtë transfertë dhe një fitore e mundshme e Shqipërisë përballë San Marino mund të na dhurojë vendin e dytë në këtë grup, që do të ishte mbyllja perfekte pas sfidave të shtatorit, një objektiv mese i suksesshëm për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN