MENU
klinika

Kaos në Brazil

Autoritetet shëndetësore hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen me Argjentinën

05.09.2021 - 22:08

Një situatë e paprecedent ka ndodhur në startin e ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në Recife, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Autoritetet shëndetësore braziliane, nuk lejojnë zhvillimin e sfidës mes dy skuadrave dhe zyrtarë të saj kanë ndaluar takimin në minutën e katërt duke hyrë në fushë.

Zyrtare të Anvisa, policisë shëndetësore te Brazilit, kanë hyrë në fushë dhe kanë shpjeguar se katër futbollistë të Argjentinës; Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Xhiovani Lo Celso dhe Kristian Romero, nuk duhej të ishin në stadium pasi vinin nga Anglia dhe në teori duhej të ishin në karantinë. Ata kishin bërë të qartë se lojtarët nuk duhej të dilnin nga hoteli ku gjendeshin, por kur kanë mësuar se ata kanë udhëtuar drejt stadiumit për ndeshjen, kanë ndërhyrë.

Një ngjarje e paprecedent, që ka irrituar lojtarët e të dy skuadrave. Mesi dhe Nejmar, kapitenët e dy përfaqësueseve kanë folur me zyrtarët në fjalë, por nuk kanë arritur të zgjidhin asgjë, sepse ata kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sfidës.

Kështu, skuadrat janë drejtuar për në dhomat e zhveshjeve, në pritje të një vendimi që do të merret nga CONMEBOL, në një situatë pa precedent në futbollin Botëror. Katër lojtarët në fjalë kishin marrë leje nga CONMEBOL për të qenë në këtë sfidë, pro me sa duket jo në autoritet përkatëse në Brazil.

Tani mësohet se kërkesa e autoriteteve shëndetësore braziliane (Anvisa) është specifike për depërtimin e menjëhershëm të katër lojtarëve argjentinas të cilët luajnë në Angli.

“Katër lojtarë kanë ardhur nga territore neutrale, prezantuan deklaratën e shëndetësisë për udhëtarët. Në këtë dokument, nuk treguan se kishin kaluar në tre nga vendet për të cilat në Brazil ka kufizime, në mënyrë që të përmbahet përhapja e pandemisë. Më vonë u mësua se ata kishin kaluar nga Anglia”, shpjegoi Antonio Barra Torres, shefi ekzekutiv i Anvisa.

“Kemi mbërritur në këtë pikë pasi udhëzimet tona nuk janë ndjekur. Ata u udhëzuan të qëndronin të izoluar dhe të pritnin depërtimin nga vendi ynë. Kjo kërkesë nuk u plotësua. Ata udhëtuan drejt stadiumit, hynë në fushë, ka një seri mosrespektimi të ligjit.

Nuk di se çfarë thotë legjislacioni sportiv. Por unë di aspektin shëndetësor dhe këta katër lojtarë duhet të depërtohen nga Brazili. Ata do të gjobiten për një sërë shkeljesh të rënda. Me 500 mijë të vdekur, në mes të një pandemie, rregullat shkelen me urdhër të nuk e di se kujt”, tha ai.

Deklarata të rënda, pasi edhe policia ka rrethuar stadiumin në pritje të udhëzimit për të marrë apo jo lojtarët e Argjentinës dhe për t’i dërguar në aeroport. Situata ka marrë përmasat e një krize diplomatike, pasi edhe ambasadori i Argjentinës në Brazil është futur në dhomat e zhveshjeve për të ndaluar këtë situatë absurde.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak