MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Bajrami: Mezi pres të vesh fanellën kuqezi

02.09.2021 - 18:10

Nedim Bajrami do të jetë gati ndaj Hungarisë, sfidë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e diel. Mesfushori 22-vjeçar foli për emisionin “Sport News” të moderatores, Enxhi Biba në “Neës 24” dhe tregoi arsyen pse nuk udhëtoi për sfidën ndaj Holandës.

Gjyqi i fituar në KAS – “Isha shumë i gëzuar kur e pashë mesazhin që mund të luaj për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që fituam gjyqin. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi.”

Grumbullimi në Kombëtare – “Kur shkova herën e parë me skuadrën isha shumë i lumtur. Kur mora vesh që nuk mund të luaja u mërzita. Fola me Rejën dhe stafin, më thanë që mund të zgjidhej, në fund u zgjidh dhe jam shumë i lumtur. Reja, skuadra, tifozët më kanë shkruajtur, më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi.”

Mungesa ndaj Polonisë – Isha me koronavirus, bëra ca teste dhe jam gati kundër Hungarisë. Flas me Rejën gjithmonë, mezi pret dhe ai që ta vesh fanellën kuqezi, unë jam gati për Kombëtaren. Më tha që duhet të jem i qetë, tek Empoli kam luajtur, jam në formë dhe gati për kombëtaren.”

Raporti me lojtarët e Kombëtares – “Flas me Abrashin, me Gjimshitin, luaj me Ismajlin te Empoli. Më uruan të gjithë. Jam shumë i lumtur. Jemi një skuadër e mirë. Është një miks, mes të rinjve dhe atyre me eksperiencë.”

Kombëtarja nga jashtë – “Është një grup shumë i mirë dhe herën e parë kur u grumbullova u prita shumë mirë, jam shumë i lumtur, është miks lojtarësh me eksperiencë dhe me të rinj, jam lojtari i ri dhe duhet të mësoj nga ta dhe mezi pres të zbres në fushë.”

Objektivi me Kombëtaren – “Në fushë ndeshjen e parë të fitojmë me Hungarine dhe të luajmë shumë mirë këto kualifikuese.”

Deri ku mund të arrijë Shqipëria? – “Të shikojmë në fushë, por në futboll nis loja 0-0. Kemi skuadër të mirë, e dimë çfarë duhet të bëjmë në fushë, duhet t’i fitojmë ndeshjet. I pamë në Europian, Hungarinë dhe Poloninë, janë të forta, dhe ne jemi të fortë, duhet të zbresim në fushë të japim maksimumin.”

Cover i Serisë A – “Në Empoli ecën puna shumë mirë, fituam me Juven në Torino, ishte ndeshje e mirë duhet ta vazhdojmë këtë rrugë te Empoli.”

Objektivi në rang klubesh – “Me klubin kam marrëdhënie të mirë, ndihem shumë mirë këtë sezon jam te Empoli, dhe ishalla qëndrojmë mes më të mirë.

Gjëja e parë që do të bëjë në Shqipëri – “Do të pres skuadrën dhe ishalla e fitojnë lojën dhe mezi pres të vesh fanellën e Shqipërisë”, u shpreh Bajrami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN