MENU
klinika

Formula 1

Bottas surprizon në Monza, i parë në “sprint”

10.09.2021 - 19:18

Valtteri Bottas me Mercedes ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Monza, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Ai dha kohën 1’19”555, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

“Pole” i siguruar në momentet e fundit. Këta dy pilotë do ta nisin të shtunën nga vija e parë e startit garën “sprint” 100 kilometra, që do të aplikohet për herë të dytë këtë sezon (debutoi në Silverstone).

Rezultati i kësaj gare “sprint” do të zyrtarizojë edhe renditjen e pilotëve për startin e garës së ditës së diel. Për sa i përket rezultatit të pilotëve të tjerë në provat e sotme zyrtare, i treti u rendit Max Verstappen me Red Bull, që la pas dy makinat McLaren të Norris e Ricciardo. Në vendet 7-8 u klasifikuan dy pilotët e Ferrarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN