MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 2

Bylis nuk fal sërish jashtë, kryeson bashkë me Korabin

18.09.2021 - 18:12

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim. Burreli gjithashtu ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Tomorit. I njëjti rezultat 0-0 edhe për takimin Lushnja-Tërbuni në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

REZULTATET

KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA

POGRADECI 0-0 BESA

BURRELI 0-0 TOMORI

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë)

ERZENI 0-1 BYLIS

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN