MENU
klinika

Premier League, Java 6

City merr hak ndaj Chelseas në Londër, humb United

25.09.2021 - 15:28

Ishin tri fitore radhazi të Chelseas ndaj Manchester Cityt, por sot Sitizens morën hak brenda në “Stamford Bridge”, duke fituar 1-0. Blutë pësojnë humbjen e parë në kampionat për këtë sezon dhe parakalohen pikërisht nga City në renditje.

Golin e fitores e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 53-të. Vlen të përmendet fakti se miqtë ushtruan presion gjatë gjithë ndeshjes dhe suksesi nuk ishte rastësi. Kundërsulmi i vendasve nuk dha rezultat.

Ka humbur Manchester United, e dyta disfatë radhazi pas eliminimit nga kupa. “Djajtë e Kuq” e pësuan në 88’ nga Aston Villa. Hause preu shpresat e vendasve me golin e tij. Bruno Fernandes humbi penallti në 91’. Humbja e parë për United në kampionat, që tashmë humb dhe kreun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sitizens kërkojnë goditjen e madhe

City fokusohet te Mbappe, Haaland i dyti në listë