MENU
klinika

"Të pres në Manchester"

CR7 human: Ftesë lojtarit në gjendje kome

20.09.2021 - 18:05

Tri ndeshje, katër gola. Por Cristiano Ronaldo nuk ndalet me kaq te Manchester United. Por kësaj here nuk ka të bëjë me golat apo paraqitjen e tij në fushën e lojës. Portugezi i ka ofruar mbështetjen e tij Danny Hodgson, futbollistit anglez që aktualisht në gjendje kome.

Ai ndodhet në Australi, pas një agresioni. Lojtari 26-vjeçar i ECU Joondalup, në National Premier Leagues të Australisë Perëndimore, ishte duke festuar fundin e sezonit të premten kur dyshohet se u sulmua pas shpine kur hyri në stacionin e trenit në Perth.

Prindërit e tij, Nicola dhe Peter, fluturuan në Australi për të qëndruar me djalin e tyre, pasi ai u dërgua në Spitalin Royal Perth në gjendje kritike dhe u vendos në koma artificiale pas operacionit urgjent.

Hodgson mbetet në gjendje kritike, por tani është në një situatë të qëndrueshme. Ronaldo i ka ofruar kolegut të tij mbështetjen e tij në këto rrethana tragjike dhe shpreson të shohë Hodgson në Manchester kur të shërohet:

“Përshëndetje Danny, sapo dëgjova për historinë tënde, shpresoj që të shërohesh së shpejti. Të ftoj të vish në një nga ndeshjet tona në Manchester, kështu që shërohu shpejt miku im. Bëj kujdes,” – u shfaq Ronaldo në një video mesazh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN