MENU
klinika

Premier League, Java 4

United përmbys dhe më pas De Gea pret penallti

19.09.2021 - 16:59

Manchester United ka luftuar fort për të marrë tri pikët e radhës, në një transfertë të vështirë si ajo me West Ham. Djajtë e Kuq fituan 1-2, por heroi i takimit ishte De Gea, që priti penallti në minutën e 94’.

Përballë West Ham, skuadra e Solskjaer e gjen veten në disavantazh pas 30 minutash lojë me Benrahma, por Cristiano Ronaldo do të barazojë shifrat pas 5 minutash, pasi merr një super top brenda zone nga Bruno Fernandes. Ylli portugez shënon kështu golin e katërt në 3 ndeshje me Manchester United.

Por, teksa ndeshja po i drejtohej fundit dhe 1-1 i vulosur në tabelë do të ishte rezultati, Jese Lingard, pikërisht i rigjeneruar te West Ham sezonin e shkuar, shënon një eurogol dhe më pas nuk feston në shenjë respekti…

Duket sikur ka mbaruar, por Noble shpërdoron nga pika e bardhë golin e 2-2 të mundshëm, me De Gean fantastik që pret gjuajtjen e të porsafuturit në fushë, duke u dhënë kështu suksesin “Djajve të Kuq”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN