MENU
klinika

"Respekti nuk duhet të mungojë kurrë"

Djali i Igli Tares kërcëhohet me vdekje, Etienne ka një mesazh për çdo lacial

01.09.2021 - 16:41

Në ditët e fundit Igli Tare dhe djali i tij Etienne kanë marrë mesazhe kërcënuese nga ultras lacialë. 17-vjeçari Tare, që është pjesë e të rinjve të Lazios, ka publikuar fyerjet dhe kërcënimet që ka marrë ai dhe babai i tij nga disa “tifozë”.

Të turpshme fjalët që lexohen në pjesët e publikuara nga Etienne, mes vdekjes së uruar dhe kërcënimeve të ndryshme. Kjo ka qenë përgjigja e Etienne pas fyerjeve dhe kërcënimeve:

“Jam lacial që në fëmijëri, festoj gjithmonë sa herë fiton Lazio, dëshpërohem kur humbim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjë përkatësie. Respektoj çdo kritikë, sepse liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë.

Por besoj se këtë herë është tejkaluar masa. Më vjen keq të lexoj fjalë të tilla, mund të mos jemi dakord me disa zgjedhje, mund të kritikojmë, por respekti nuk duhet të mungojë kurrë. KURRË. Kundrejt meje, babait tim dhe familjes sime”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN