MENU
klinika

Vendoset në Kongres

FIFA planifikon Botëror çdo 2 vite, UEFA del kundër

04.09.2021 - 15:25

Pritet revolucion në futboll duke nisur nga viti 2027. Botërori dhe Evropiani do të zhvillohen çdo dy vjet me kalendarë krejtësisht të rishikuar.

Është propozimi i FIFA-s, por UEFA nuk është dakord, pasi projekti do të ishte në kurriz të ligave kombëtare dhe kupave të Evropës për klubet. Kjo është përplasja mes dy organeve kryesore të futbollit botëror.

Studimi tashmë ka filluar: Kampionati Botëror dhe Evropian do të zgjaste 5-6 javë, me nivele shumë të larta konkurruese. Qëllimi është të miratohet në kongresin e FIFA -s në maj 2022. Asgjë nuk do të ndryshojë deri në vitin 2026, ku SHBA, Kanada dhe Meksika po bëhen gati Botërorin e atij viti.

Plani i FIFA -s përfshin dhjetë muaj garë, një pushim dhe një stërvitje. Kampionatet kombëtare do të fillonin mes gushtit dhe shtatorit, me vetëm dy pushime për ekipet kombëtare në tetor dhe mars, në janar Kupa e Botës për Klube dhe në verë Kampionati Botëror ose Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN