MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Hungarisë

05.09.2021 - 16:40

Edy Reja ka bërë publike formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e pare ndaj Hungarisë. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.

Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur. Ndërkohë për sa i përket krahut të djathtë është preferuar Doka, i cili do të zëvendësojë Hysajn.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja