MENU
klinika

Ndeshja PSG-Metz

Hatërmbetje apo dëmtim? Messi mungon nesër

21.09.2021 - 14:40

Një kapitull i ri është hapur te PSG pas zëvendësimit të Messit nga Pochettino të dielën në mbrëmje. Skuadra pariziene do të jetë pa Leo Messin në ndeshjen ndaj Metz, të mërkurën në orën 21:00.

Argjentinasi iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lëndim në gjurin e tij të majtë. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore brenda 48 orëve, dhe, ndërkohë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos në ndeshjen e mesjavës.

Mirëpo, mediat franceze shkruajnë se Messi nuk është i dëmtuar, por mban inatin e zëvendësimit, ose të paktën kërkon një sqarim nga trajneri për zëvendësimin.

Në tri ndeshjet që luajti, Messi nuk arriti të shënonte apo asistonte, duke mos pasur një nisje të mbarë të aventurës së tij të re. Në anën tjetër, një lajm i mirë vjen nga lojtarët e tjerë të dëmtuar të klubit nga “Parc des Princes”. Marco Verrati është rikthyer në stërvitje sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN