MENU
klinika

Nisi ndeshjen Vllaznia-Teuta

Ikona e futbollit shkodran “var këpucët në gozhdë”

18.09.2021 - 22:19

Pas ikonës së futbollit durrsak në fillim të sezonit, Renato Arapi, vjen një tjetër tërheqje nga futbolli i luajtur në Shqipëri. Gilman Lika i ka dhënë lamtumirën futbollit dhe “var këpucët në gozhdë”.

Ish-kapiteni i Vllaznisë, një nga emrat më të njohur të futbollit shkodran në dy dekadat e fundit, ka vendosur që ta mbyllë në moshën 34-vjeçare me futbollin e luajtur, pas një viti pushim ku nuk kishte gjetur një projekt që ta bindte për të vazhduar karrierën e tij.

Lika ka shkelmuar sot topin e parë në “Loro Boriçi” para sfidës mes Vllaznisë dhe Teutës, për të marrë edhe duartrokitjen mëse të merituar nga publiku shkodran që e kishte idhull për shumë vite, që kur debutoi me kuqeblutë në vitin 2004.

Përveç Vllaznisë, Lika është aktivizuar në karrierën e tij edhe me Haçetepe, Boluspor, Dibakirspor dhe Al Faisal, Flamurtarin dhe Tiranën. Ndërkohë, ai ka luajtur në 19 ndeshje me fanellën e përfaqësueses shqiptare A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak