MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Kosova i merr pikë sërish Greqisë, Italia rekordmene

05.09.2021 - 22:45

Kosova vijon me rezultatet pozitive. Pas fitores në Gjeorgji, Dardanët barazuan 1-1 me Greqinë në “Fadil Vokrri”. Një pikë që quhet sukses, pasi goli u shënua vetëm në fund nga vendasit, pasi kishin pësuar në pjesën e parë.

Vedat Muriqi shënoi për 1-1 për Kosovën në minutën e 92-të, pas një asisti nga Florent Hadergjonaj. Dardanët mbajnë vendin e tretë në renditje, duke lënë pas Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Italia sërish nuk shkon më shumë se një barazim, kësaj radhe 0-0 në Zvicër. Por ky rezultat thyen rekordin e ndeshjeve të njëpasnjëshme pa humbje nga kombëtaret, duke e cuar në 36, një më shumë se Brazili dhe Spanja.

GRUPI B

Kosovë-Greqi 1-1

90’+2′ Muriqi / 45+2′  Duvikas 

Spanjë-Gjeorgji 4-0

14’ Gaja, 25′ Soler, 41′ Torres, 63′ Sarabia 

GRUPI C

Zvicër-Itali 0-0

GRUPI E

Belgjikë-Republika Çeke 3-0

8’ Lukaku, 41′ Hazard , 65′ Saelemaekers

GRUPI I

San Marino-Poloni 1-7

48′ Nani / 5’ , 21′ Levandovski, 16′ Sviderski 44′ Lineti, 67′ , 90’+2′, 90’+4′ Buksa

GRUPI J

Gjermani-Armeni 6-0

6’, 16′ Gnabri, 35′ Rojs, 45′, 82′ Verner, 52′ Hofman

Rumani-Lihtenshtejn 2-0

11’ Toska, 18′ Manea