MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Mjafton Broja, Kombëtarja merr fitore historike

05.09.2021 - 19:56

Kombëtarja shqiptare mori një fitore historike sot në Elbasan. Ishte e para ndaj Hungarisë në gjithsë sfidat e luajtura ndaj këtij kundërshtari.

Mjaftoi një gol i Armando Brojës për të sigluar suksesin 1-0. Njëkohësisht ky ishte edhe goli i parë i Shqipërisë ndaj Hungarisë në 7 sfida mes tyre. Një sukses që e ngjit Shqipërinë provizorisht në vendin e dytë.

Një ndeshje me hope për kuqezinjtë, e nisin mirë, pastaj vuajnë. Për të ardhur në pjesën e dytë kur në fushë futet Broja. Ishte pikërisht sulmuesi i Southampton që realizon në minutën e 87-të.

Me këtë sukses, Kombëtarja shkon e qetë në sfidën e radhës ndaj San Marinos më 8 shtator, por në Elbasan. Një tjetër fitore e pritshme do të përforconte pozitat për të synuar vendin e dytë në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN