MENU
klinika

Pritet votimi i Lindita Nikollës në krye të parlamentit

Nis seanca e dytë parlamentare/ Miratohet raporti i mandateve, deputetët bëjnë betimin!

10.09.2021 - 17:12

Ka nisur seanca e dytë parlamentare për ditën e sotme ku ndër të tjera do të bëhet betimi i 140 deputetëve të cilët u është besuar mandati për 4 vitet e ardhshme. Pas konstituimit të Parlamentit, zgjidhet drejtuesi i Kuvendit. Kandidati për Kryetar të Kuvendit duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë që në këtë rast është Lindita Nikolla.

Bëhet me dije se Basha u ka lënë porosi demokratëve që të mos e votojnë Lindita Nikollën në krye të Parlamentit, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit nuk është diskutuar për vendimin që e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Votimi për kryeparlamentarin

Një ligjvënës nuk mund të propozojë më shumë se një kandidat. “Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit.

Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij”, vijohet më tej në nenin 6 të Rregullores së Kuvendit. Ndërkohë, një javë para nisjes së legjislaturës X, Partia Socialiste përmes një shkrese që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i kërkoi kreut të shtetit që të mandatojë Edi Ramën si Kryeministër për të tretën herë radhazi.