MENU
klinika

Propozimi

Një formulë për të ndalur dominimin e Bayern

23.09.2021 - 18:22

Bayern Munchen po kërkon titullin e dhjetë radhaz. Dhe gjasat që të shpallet kampionë sërish janë të mëdha. Ndaj në Gjermani po mendojnë si të bëjnë të mundur ngushtimin e diferencës me bavarezët, ose të paktën t’i japin një lloj emocioni luftës për titull.

Volfgang Holzhauser, ish-shef ekzekutiv i Bundesligës dhe i Bayer Leverkusen, propozon një formulë për të bërë më emocionuese garën që dominohet pa ndalesë nga viti 2012 prej Baernit.

Sipas tij, vetëm play-off mund t’i dhurojë kampionatit paparashikueshmërinë që duhet: “Katër ekipet e para do të luanin në gjysmëfinale pas një sezoni të rregullt. I pari kundër skuadrës së katërt dhe i dyti kundër të tretës. Për fituesit do të jetë finalja e madhe e kampionatit.

Nuk është e mundur që në mendjen e tifozëve, gjithçka të ketë mbaruar që në tetor. Ky problem nuk zgjidhet në mënyrë ekonomike, por me një mënyrë sportive. Edhe kështu, do të kishte një avantazh financiar për kampionatin.

Me sistemin aktual, ndoshta do të ketë një vit ku Bayerni të jetë më i dobësuar apo të ketë fat të keq me dëmtimet. Me fat, një ekip tjetër mund të përfitojë nga kjo situatë, si Dortmund këtë vit. Por nuk është zgjidhje afatgjatë”, – tregoi ish-drejtuesi i Bundesligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN