MENU
klinika

Merr futbollistin e Kombëtares

Partizani bën goditjen e madhe në merkato

05.09.2021 - 21:15

Ergys Kaçe është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka prezantuar mesfushorin korçar.

NJOFTIMI

FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke.

Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive.

Në ekipin tonë përfaqësues mesfushori i njohur rregjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanelën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore.