MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Përmbys Ronaldo dhe thyen rekordin, ngec Franca dhe Holanda

01.09.2021 - 22:49

Një natë me të papritura në ditën e parë të kualifikueseve të shtatorit për ekipet kombëtare. Franca dhe Holanda nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjet përkatëse, duke rrezikuar jo pak në grupet e tyre. Portugalia përmbys në fund.

Cristiano Ronaldo humbi penallti në pjesën e parë ndaj Irlandës dhe më pas miqtë ndëshkuan. Në fund ishte po Ronaldo që shënoi 2 gola përmbysi në 2-1, duke thyer edhe rekordin me 111 gola sa i përket ndeshjeve me ekipet kombëtare. Kalon Ali Daei të Iranit, që kishte shënuar 109.

Franca nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bosnjës. Dzeko realizoi fillimisht për miqtë, ndërsa Griezmann shënoi po në pjesën e parë. Në të dytën vendasit francezë ndëshkohet me karton të kuq dhe nuk përmbysin dot.

Po 1-1 përfundon edhe mes Norvegjisë dhe Holandës. Vendasit shënuan të parët, tulipanët barazuan më pas. Turqia udhëhiqet 2-0 ndaj Malit të Zi, por në fund mbaron 2-2. Rusi-Kroaci përfundon 0-0.