MENU
klinika

Moto GP

Plot 100 mijë tifozë në garën e fundit të Rossit

30.09.2021 - 12:11

Për garën e fundit të këtij sezonit në Moto GP, atë që do të zhvillohet në pistën e Valencia më 14 nëntor, pritet që organizatorët të hapin 100% dyert për publikun.

Kjo do të jetë edhe gara e fundit në karrierë për pilotin italian Valentino Rossi. Pritet që masat të lehtësohen edhe më shumë gjatë dy muajve në vijim në Spanjë. Aktualisht lejohet vetëm 50% e publikut në eventet sportive, por nga 1 tetori ky numër do të shkojë në 75% dhe nga 1 nëntori në 100%.

Çka do të thotë që prë garën e Valencia priten rreth 100 mijë shikues të pranishëm, shumë prej të cilëve do të vijnë për të përshëndetur piloti italian, 9 herë kampionin e botës në garat e motoçiklizmit.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak