MENU
klinika

Shifra stratosferike

PSG ka paguar deri tani për Neymar gjysmë miliard euro

05.09.2021 - 13:07

Zbulohet kontrata e nënshkruar nga Neymar në vitin 2017 me PSG. Klubi francez i pagoi yllit brazilian rreth gjysmë miliardi euro, për të qenë të saktë 489.228,117 euro.

Kontrata parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43.334.400 euro për pesë sezone. Në vitin e gjashtë, Neymar mori 50.556.117 euro, duke përfshirë bonusin për të qëndruar në klubin parizien.

Të gjitha këto shuma, së bashku me klauzolën e lirimit prej 222 milionë euro, të paguar në arkën e Barcelonës, i çuan shifrat e transaksionit në gati 490 milionë euro.

Rinovimi i Neymar deri në vitin 2025 është mbyllur me shifra të ngjashme me ato të vitit të fundit të kontratës së mëparshme dhe se braziliani i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit, të lidhura me PSG.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Victoria: “Ne jemi shumë krenarë për ty”

Djali i David Beckham firmos si profesionist