MENU
klinika

Formula 1

Raikkonen lajmëron tërheqjen nga garat

01.09.2021 - 19:50

Vjen një ditë dhe sportisti i thotë “mjaft”. Erdhi edhe momenti i legjendës së Formula 1, Kimi Raikkonen. Pas 20 vitesh në garat më të famshme automobilistike, ai nuk do të jetë më vitin e ardhshëm.

Është vetë piloti që ka njoftuar, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Alfa Romeon, skuderi që është prej tre vitesh. Piloti finlandez e nisi në vitin 2001 me Sauber, për të kaluar më pas Mc Laren, teksa qëndroi deri në vitin 2007

Raikkonen pastaj kaloi te Ferrari, teksa u shpall kampion bote në vitin 2007. Nga viti 209 deri në 2012 heq dorë nga Formula 1, për tu rikthyer pas 3 vitesh me Lotus. Dhe përsëri dy vjet me Ferrarin për  vjet radhazi, por herën e dytë pa lënë shenjë. Dhe së fundmi tek Alfa Romeo.