MENU
klinika

Serie A, Java 5

Roma vuan për tri pikët, e zgjidh blerja më e shtrenjtë

23.09.2021 - 22:45

Roma lë pas humbjen e pësuar në Verona, duke u rikthyer te fitorja. Verdhekuqtë fituan 1-0 në “Olimpico” ndaj Udineses. Vend i katërt për të besuarit e Mourinhos, 3 pikë larg kreut.

Roma e gjti avantazhin në minutën 36’. Tammy Abraham, blerja më e shtrenjtë e verdhekuqve, pas një asist të bukur nga i riu Calafiori në krah, arriti të shmangë me lehtësi kundërshtarin e tij dhe gol.

Ky gol do të ishte vendimtar, pasi ndeshja përfundon 1-0. Në minutën e 90’ vendasit mbetën me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Pellegrinit, pork jo nuk ndikoi në rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN