MENU
klinika

Botërori çdo dy vjet

Shoqata e Klubeve pro UEFA-s dhe kundër FIFA-s

24.09.2021 - 14:51

Pas UEFA-s, edhe Shoqata Europiane e Klubeve i kundërvihet planeve të FIFA-s për të ndryshuar kalendarët e futbollit. FIFA ka propozuar organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, por kundër kësaj ideje, është pozicionuar edhe Shoqata e Klubeve Europiane.

Kjo e fundit ka kritikuar FIFA-n për mungesën e konsultimit me të gjitha palët sa u përket reformave që projekton. Shoqata Europiane e Klubeve, që përfaqëson më shumë se 230 klube anembanë kontinentit, ka shfaqur pakënaqësinë e saj të hapur në lidhje me këtë projekt.

Ajo shprehet në një komunikatë me shqetësimin se planet e FIFA-s mund të jenë të rrezikshme për futbollin, pasi mund të sjellin humbjen e prestigjit të Kupës së Botës dhe gjithashtu janë shqetësuese për shëndetin e futbollistëve:

Çfarë na mëson Kupa e Botës mbi tregtinë ndërkombëtare

Përveç mungesës së një konsultimi me palët e interesuara, propozimet e FIFA-s mund të kenë një impakt të drejtpërdrejtë shkatërrues për lojën, si në fushën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Ndryshimet do të vinin në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e futbollistëve. Ato do të ulnin vlerën dhe domethënien e kompeticioneve të klubeve dhe të kombëtareve. Do të reduktonin dhe do të ishin në konflikt me futbollin e të rinjve dhe atë të femrave, aspekte të cilave Shoqata Europiane e Klubeve po iu dedikon kohë dhe burime domethënëse”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN