MENU
klinika

Ndeshja sot në 20:45

Si pritet të luajë Kombëtarja sot ndaj San Marinos

08.09.2021 - 12:12

Sot, në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të luajë ndeshjen e gjashtë në grup kundër San Marinos, e vlefshme për kualifikueset e Botëorit 2022.

Trajneri Edy Reja ka shansin edhe të eksperimentojë deri diku dhe t’u japë disa minuta atyre që kanë luajtur pak. E sigurtë është do të hedhë një skuadër sulmuese. Duke filluar nga porta, priten disa ndryshime.

Thomas Strakosha do të jetë në portë. Përpara portierit të Lazios, një tjetër risi mund të jetë ajo e Enea Mihajt, për t’i dhënë shanset që këtë sezon të zhvillojë ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë. Gjasat janë që pushim për këtë ndeshje të jetë një mes Gjimshitit dhe Ismajlit, me këtë të fundit më të prirur për ta ndjekur ndeshjen nga stoli. Në qendër pritet Kumbulla.

Me Bajramin, Shqipëria tashmë ka shanset që të transformohet në disa skema gjatë lojës. Direktivat e trajnerit Reja janë që taktika do të jetë që ekipi të zhvendoset me modulin 3- 4-3 në momentin e ndërtimit të aksioneve sulmuese.

Bajrami të dalë në të djathtë të sulmit dhe Uzuni në të majtë, me Manajn në qendër të repartit të avancuar. Në mesfushë, Bare dhe Laçi duhet të bëjnë rregullatorin e reparteve në të dy fazat e lojës.

Nga krahët, si pistonat që do të bëjnë të dy linjat, vendosen Doka në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Kapiteni këtë herë vjen në versionin e të besuarit të Maurizio Sarrit, që e cakton shkodranin në të majtë të mbrojtjes.

Sokol Cikalleshi ndjen shqetësime në gjurin e majtë, ndërsa as Bekim Balaj nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë, alternativat e Rejës zvogëlohen në 3 qendërsulmues për 2 vende. Manaj është përzgjedhur për repartin e avancuar, ku përkrah tij në rreshtimin tradicional do të jetë Uzuni.

Për Brojën, një tjetër ndeshje në pritje, ku gjasat janë që të ketë sërish shanse nga stoli, për ta testuar se çfarë mund të bëjë, qoftë edhe për t’i dhënë një leksion maturie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kapiteni Elseid Hysaj para San Marinos

“Kemi besim, do ta mposhtim Poloninë këtu”