MENU
klinika

Tenis

US Open, numrat 1 në botë kalojnë në turin e tretë

03.09.2021 - 16:39

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të US Open. Numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, fitoi me lehtësi 3-0 (6-2, 6-3, 6-2) ndaj holandezit T.Griekspoor. Ndeshje e dominuar nga Djokovic, që avancon më tej.

Në raundin e tretë shkon edhe gjermani Alexander Zverev, numri 4 në botë, që mundi po 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) spanjollin Ramos Vinolas. Një biletë për në raundin e tretë siguron kanadezi Denis Shapovalov, numri 7 në botë, që mundi 3-0 spanjollin Baena.

Më tej avancojnë edhe italianët Matteo Berrettini e Andreas Seppi, francezi Gael Monfils, japonezi Kei Nishikori si dhe amerikanët Jock Sock e Reilly Opelka.

Te femrat, tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-1, 7-5) danezen C.Tauson. Pa probleme fitoi 2-0 (6-3, 6-2) edhe tenistja gjermane Angelique Kerber, ish-numri 1 në botë, që mposhti ukrainasen A.Kalinina, ndërsa tenistja polake Iga Sëiatek mundi 20 francezen F.Ferro.

Një biletë për raundin e tretë siguroi numri 4 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova (2-1 ndaj amerikanes Anisimova), ndërsa zvicerania Belinda Bencic mundi 2-0 italianen Trevisan. Një tjetër çeke që avancon është Petra Kvitova, ashtu sikurse edhe tenistja kanadeze Bianca Andreescu.