MENU
klinika

Women Champions League

Vajzat e Vllaznisë të pafuqishme përballë Juventusit

01.09.2021 - 20:50

Ekipi i femrave të Vllaznisë humb ndeshjen e parë përballë Juventusit në Shkodër në shifrat 0-2, sfidë e vlefshme për play-off të Women Champions League.

Vajzat bardhezi treguan se ishin superiore gjatë gjithë kohës, madje mund të kishin shënuar edhe gola të tjera. Kampionet e Italisë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me anë të Girellit. Pastaj mikeshat luajnë edhe më lirshëm.

Në fundin e pjesës së parë vjen edhe goli i dytë. Hurtig shënon golin e dytë për Juventusin, që duket më shumë si autogol i Lufos. Vajzat shkodrane u munduan të futen në lojë me një gol, por e kishin të pamundur.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Torino, por Juventus tashmë duket me një këmbë në grupet e Champions. Ndonëse një emër i madh i futbollit, ekipi i femrave do të shkojë për herë të parë në grupe.