MENU
klinika

Formula 1

Verstappen merr “pole-position” në shtëpi

04.09.2021 - 16:32

Max Verstappen me Red Bull do të niset i pari në garën e nesërme të Çmimit të Madh të Holandës. Kryesuesi i kampionatit të këtij viti do të garojë në shtëpi dhe ka mundësi të thellojë distancën me ndjekësit.

Lewis Hamilton do të niset i dyti. Piloti britanik i Mercedes ishte vetëm 38 të mijtat më i ngadaltë. Gjithsesi, starti do të jetë interesant nesër, pasi Hamilton mund të ndihmohet edhe nga Valtteri Bottas, që do të niset nga vendi i tretë.

Vend i katërt për Gasly, ndërsa dy makinat Ferrari, do të niset nga vendi i pestë dhe i gjashtë. Leclerc dhe Sainz nuk bënë dot atë të një dite më parë në prova, që jepnin kohët më të mirë. Gara për “pole-position” pati edhe dy aksidente me dalje nga pista, por gjithçka pa probleme, barrierat mbrojtëse luajtën rol vendimtar.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak