MENU
klinika

“E destinuar të jetë numri 1”

Zbulohet talenti i fshehur i Rihanna-s para famës

27.09.2021 - 16:52

Shumë vite përpara se të bëhej e famshme, Rihanna ka shfaqur aftësitë dhe kreativitetin që në moshën 14-vjeçare në vendlindjen e saj, në Barbados.

Së fundmi janë publikuar disa foto të yllit teksa ajo shihet duke modeluar dhe dizenjuar kostume.

72-vjeçari, dizanjeri barbadian, Anwar Muhammed u shpreh se Rihanna e ndihmonte atë që të krijonte stile për një festival rruge, në kohën që ajo ishte thjesht “Robyn”.

Muhamedi tregoi se edhe pse në një moshë shumë të vogël, Rihanna ishte e destinuar të ishte numri një.

Ndër të tjera, ai u shpreh se këngëtarja dhe miqtë e saj vizitonin studion e tij në Roberts Road, Haggatt Hall, St Michael për ta ndihmuar atë të krijonte kostume për Crop Over.

“Të them të drejtën nuk do të them që kam luajtur një rol të madh në karrierën e saj, por jam shumë krenar me të. Mendoj se dizajnet e saj janë një tjetër nivel dhe thjesht jam i lumtur që e kam parë potencialin e saj vite më parë”, u shpreh Anwar.

Po ashtu, ai ndau foto të yllit të muzikës teksa punonte në dizanj së bashku me shoqet e saj, nga një libër që ai e ruan prej vitesh.

Artistja nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj dhe  shpeshherë i referohet Barbadosi-t në këngë dhe videoklipe , duke treguar me krenari prejardhjen e saj.