MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 7

7 javë pa fitore për Partizanin, ngec edhe Teuta

31.10.2021 - 19:46

Partizani nuk arrin të fitojë edhe në javën e shtatë, duke marrë barazimin e pestë, e fundit sonte ndaj Egnatias 1-1. Një rezultat që konfirmon krizën e të kuqve dhe tashmë trajneri Ilir Daja rrezikon shumë.

Ishte Egnatia që kaloi në avantazh e parë në në fillim të ndeshjes. Gafë e pafalshme e Alban Hoxhës, topi i goditur nga Jackson i shpëton poshtë këmbëve dhe përfundon në portë.

Partizani barazon në limitet e pjesës së parë. Murataj hedh një krosim për Markun, i cili shërben me kokë për Carën dhe sulmuesi i të kuqve e dërgon në rrjetë. Edhe pse Partizani kishte 45 minuta në dispozicion, nuk arrin të fitojë, madje rrogozhinasit mund të kishin marrë fitoren.

Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, me Kastriotin që ia del të marrë një pikë mjaft të rëndësishme ndaj Teutës. Durrsakët ishin të karikuar për një tjetër sukses, për të mos mbetur larg kryesuesve, megjithatë nuk bënë mjaftueshëm për të marrë 3 pikët.

Një Shkodran si Ildi Gruda shënoi për durrsakët në “Loro Boriçi”, megjithatë Teuta nuk ia doli të shënojë, pasi zëvendësimet treguan një fytyrë krejt tjetër të Kastriotit, që jo vetëm shmangu humbjen, por me pak më shumë fat mund të kishte bërë edhe përmbysjen.

Pas javës së 7, Teuta mbetet në vendin e tretë, tani me 12 pikë, 5 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Kastrioti ngjitet në kuotën e 5 pikëve, por mbetet I parafundit me pikë të barabarta me Partizanin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 7

Kukësi mposht Dinamon dhe merr kreun


Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin