MENU
klinika

Sot "Foltorja" ndalon në Korçë

A ka përgjegjësi Sali Berisha për situatën brenda PD? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

15.10.2021 - 19:10

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ai ka përgjegjësi për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. Duke folur nga foltorja në Korçë, ai thotë se kryedemokrati Lulzim Basha nuk arriti të krijojë një figurë lideri dhe nuk vendosi marrëdhënie të mira me demokratët.

Berisha u kërkon falje mbështetësve të tij, dhe thotë se ka heshtur përgjatë gjithë kësaj kohe pasi sipas tij, i përmbahej betimit të dhënë në vitin 2013 se nuk do të kthehej kurrë në politikën aktive.

“Ju keni shumëfishuar forcat tuaja, keni shpenzuar shumë nga vetja juaj në fushata elektorale, keni shpenzuar kohë dhe mjete të tjera. Rezultati në fund… sepse kryetarit aktual nuk i besojnë më shumë se 19% e atyre që votuan për ne. Pasi ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur por për fat të keq asnjë marrëdhënie të përshtatshme me ju. Çdo ditë takoj drejtues dhe anëtar, dhe ai me një raport gjysmë të akullt me njerëzit dhe vendimet. A ka përgjegjësi Sali Berisha për këtë? Më shumë se të gjithë ju këtu. E njoh më shumë se ju fushhatën elektorale, thelbin e opozitarizmin. Pse unë kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë. Ka patur vetëm një shkak, betimin tim që kurrë të mos kthehem. Në datë 26 qershor 2013, unë jam zotuar përpara jush se largohem pa kthim. Duhet të vendosim raporte të sinqerta. Me shumë të drejtë, një grup I gjerë drejtuesish i thanë mirupafshim kryetarit të PD-së pas zgjedhjeve. Pse Sali Berisha nuk foli në atë moment.

Absolutisht kishte një shkak. Nuk fola vetëm sepse besova se detyra më immediate ishte të mbronim votën tuaj. I përdori ky 900 mijë të dhëna personale, këto vetëm zgjedhje nuk mund të jenë. Sistemi i patronazhistëve nuk ka ekzistuar në asnjë vend Europian që pas Luftës së Dytë Botërore. Basha nuk bëri asgjë për këtë në asnjë institucion ndërkomëbtar. Ishte një tradhti e pastër. Edi Rama nuk fitoi, nuk mori kurrë 74 mandate. Ja dhuruam pasi u morëm me zgjedhjet në parti. Përbën një akt po aq të rëndë sa mos mbrojtja e votës. Tani, të gjitha këto ndodhën por për luftëtarin, për njeriun që beson, është detyrë që kur e shef shpresën tja vrasin përpara syve, e krijon përsëri. Ne nuk dorëzohemi, përkundrazi ne nxjerrim, bëjmë një analizë të ndershme të këtyre zhvillimeve dhe shohim të ringrihemi shumë më fuqishëm. A mund të ringrihemi ne? po. I kemi të qartë gjërat që duhet të bëjmë. Në 2005 fituam se u bashkuam. Nuk është se nuk ishin bërë gabime, nuk është se nuk kishim përçarje, por u ngritëm mbi të gjitha këto dhe u bashkuam” – tha Berisha.

Teksa foli për kryeministrin Edi Rama, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë që ka të gjitha votat, mund të largohet vetëm përmes protestave të fuqishme.

“Mjafton bashkimi, jo. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, intelektualët dhe ekspertët më të mirë, në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë. Themeli I të gjit5ha themeleve është vlera demokratike Brenda partisë.Nëse ne vendosim pa ju pyetur juve, absolutisht krijohet një strukturë moniste dhe nuk shehh fitore. Do i japim fund kësaj situate. Se kush do jetë deputet, këshilltar, do vendosni ju me votën tuaj. Këto primare krijojnë raportin më të ndershëm të deputetit me zgjedhësit. Nëse unë zgjidhem si kandidat, unë do vi tek ju. Por nëse unë nuk vij tek ju, herën tjetër ju nuk më zgjidhni. Nuk do jetë kusht që kryetari I partisë të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Mjafton të heqim unin dhe të vendosim zhvillimin e vendit në prioritet. Ai që do marrë vota më shumë, ai do jetë kryeministri. Vendimet do jenë kolegjiale. Këtu nuk ka më kryesi. Janë ndërtuar si të jetë asamble.

Kryesia është shtab politik, që vendos dhe padiskutim kontrollon kryetarin. Në kuptimin se ai merr vendimet në dakordësi me kryesinë. Partia Demokratike do jetë shtëpia e lirisë. Fraksionet, nuk kemi frikë nga liria, kanë rregullat e tyre. Cilido të lexojë, duan punë për tu krijyuar. Po nuk ndërtuam një parti si kjo foltore, nuk arrijmë objektivat tona. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që i zotëron ai. Ai ikën nga pushteti me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Ne duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve. Ne në këtë periudhë po bëjmë një figurë të keqe. Sepse po tregojmë që nuk kemi tolerancë për fjalën. Të konsolidojmë normat më demorkatike Brenda vendit. Në sitautën aktuale, viktimë e tmerrshme sëbashku me Edi Ramën, është pluralizmi politik, ajo që themeluam në vitin 90. Nuk ka pluralizëm, nëse opozita nuk respekton Kushtetutën e vetë. Pikërisht se ne kemi humbur këtë sens lidhje me ju, ish-kryetari nuk vjen dot tek ju” – tha Berisha.