MENU
klinika

Chelsea aktiv në merkato

Abramovich do të bëjë një tjetër lëvizje të bujshme

22.10.2021 - 14:36

Në verë që lamë pas u bënë goditjen më të bujshme të merkatos, ku mes të tjerash ishte edhe Romelu Lukakut. Por duket se Chelsea nuk do të ndalet këtu. Eden Hazard mund të kthehet pas parantezës së palumtur te Real Madrid.

Për këtë është e bindur El Nacional, që ka shpjeguar se si te shtëpia e londinezëve ka qenë vetë pronari Roman Abramovich që ka kërkuar kthimin e fantazistit belg.

Nga sa mësohet, numri një i Chelsea-t po vlerëson opsionet e ndryshme për të përforcuar skuadrën e Tuchel në mënyrë që të mbrojë titullin e kampionëve të Europës dhe të luftojë për titullin në Premier League.

Për ta bërë një gjë të tillë, një nga prioritetet duket se është pikërisht kthimi i Eden Hazard në Londër. Blutë shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Florentino Perez për një çmim të arsyeshëm. Kampionët e Europës janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për kthimin e bujshëm, një shumë që mund të rritet pak në varësi të kërkesës së Los Blancos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN