MENU
klinika

“Nuk jam prind perfekt”

Angelia Jolie flet pa dorashka për marrëdhënien me 6 fëmijët e saj

29.10.2021 - 11:07

Angelina Jolie ka dhënë së fundmi një intervistë për “People” ku dhe ka folur edhe për jetën e saj si nënë e 6 fëmijëve.

Aktorja ka deklaruar pa kurrfarë kompleksi se nuk është një nënë perfekte.

“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, tha Jolie për revistën “People”.

Ndërkohë, ajo është shprehur se fëmijët e saj kanë pasur një efekt të madh në jetën e saj dhe po ashtu tek njëri-tjetri.

“Ata janë shumë të mirë dhe marrë parasysh se janë shumë, kanë pasur një ndikim të madh te njëri-tjetri”, shtoi Angelina.

Kujtojmë se para pak ditësh ajo publikoi librin e saj të ri: ‘Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth’.

E lumtur për këtë fakt, Angelina organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t’i dinë për të mbrojtur veten.

“Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohuritë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën, duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të barabartë,”– shkroi aktorja në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN