MENU
klinika

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Boshti ekonomik në dorën e Kinës

07.10.2021 - 15:58

 Lluis Fox/

Ferdinand de Lesseps ishte një nga francezët më të shquar të shekullit XIX. Ai dizenjoi kanalin e Suezit i cili u inagurua në 1869 dhe ai i Panamasë që duhet të ishte inaguruar që në 1889 por për arsye politike dhe ekonomike SHBA-të nuk deshën që oqeani Atlantik dhe Paqësor të ishin lehtësisht të lidhur deri në vitin 1914. Lessps shërbeu dhe si konsull në Barcelonë në vitin 1842 deri në vitin 1846 kohë në të cilën banonte në rrugën Sant Miquel në Barcelonë.

Franca e punësoi këtë njeri të jashtëzakonshëm e vizionar, megjithatë ai i shërbeu me më shumë efikasitet perandorisë britanike. Lesseps mundësoi tregtinë deri në Indi, përmes kanalit të Suezit i cili kalonte edhe nëpër Gjibraltar.

Zhvendosjet e ndryshme përgjatë historisë e kanë vënë industrinë dhe konsumin e perëndimorëve në duart e aziatikëve.

Si kanali i Suezit dhe ai i Panamasë kanë qenë pika kyçe për tregtinë, luftërat mes fuqive perëndimore e lindore.

Kriza e kamionistëeve nuk qe një dukuri që ndikoi vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ishte një krizë që nuk mori parasysh fare pasojat që mund të kishte dhe u nxit nga e djathta me në krye Boris Johnson.

Problemi qëndron tek mungesa e sinkronizimit mes prodhimit të produkteve me mijëra kilometra larg dhe transportin e tyre deri në pikat e konsumit. Europa vendosi t´i zhvendosë industritë në Kinë e në vende të tjera që koston e prodhimit e kishin shumë të ulët. Nuk u morën parasysh as kostot e transportit as fuqizimi i Kinës që sot kërcënon hegjemoninë ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Efekti flutur filloi të ndihej që në 23 mars të këtij viti, kur kanali i Suezit u bllokua përgjatë gjashtë ditëve. Shtrembërimet tregtare të shkaktuara gjatë atyre ditëve ishin të mëdha. Anijet u bënë grumbull në të dy anët e kanalit që ishte shëndrruar ndërkaq në ¨qafën e shishes¨ botë.

epa09328236 The Ever Given ship sails in the Suez Canal from Great Bitter Lake after reaching a settlement between Egypt’s Suez Canal Authority and the owner, near Ismailia Governorate, Egypt, 07 July 2021. The container ship that blocked the Suez Canal for almost a week had been detained with its crew in a lake between two stretches of the waterway since it was dislodged on 29 March. The Suez Canal Authority has previously announced that the ship will be allowed to sail on 07 July after a multimillion-dollar compensation deal was reached with the owner. EPA-EFE/KHALED ELFIQI
web_Chinese global threats

Kompania e sigurimeve Lloyd´s e vlerësoi humbjen në vlerën 400 milionë dollarë. Kjo krizë logjistike ndikoi më shumë në vendet europiane. U vërtetua që rrugët detare që mundësojnë kanali i Suezit dhe ai i Panamasë janë shumë të rëndësishme dhe janë pa dyshim motori i ekonomisë në nivel botëror.

Humbjet që u shkaktuan nga vonesat e lëvizjeve të mallrave nga bllokimi ende ndihen edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Fabrikat e prodhimit të makinave, farmaceutikëve, lodrave për fëmijë, ngrohje janë fabrikat që e kanë ndjerë më shumë këtë humbje galopante.

Anijet dhe kontenierët e tyre kanë ritmin e vet. Nuk mund të përmbushin kërkesat, ndaj dhe çmimi për secilin kontenjer nga Azia në Europë është dyfishuar apo trefishuar. Pandemia ka bërë të sajën, duke sjellë një çekuilibër, por transporti mbetet shkaktari kryesor i këtij inflacioni.

Ekziston një çështje akoma dhe më thelbësore, të kesh fabrikën tënde të prodhimit me mijëra kilometra larg vetëm sepse kostoja e punës është më e lirë nuk ka pse të jetë gjithmonë një ujdi e mirë. E para sepse shkatërron industrinë në vetvete dhe e dyta sepse varësia nga Kina bëhet gjithmonë e më shumë e pashmangshme. Europës i duhet patjetër të rimëkëmbë iniciativën industriale përmes krijimit të pasurisë dhe ruajtjes së shenjtë të pavarësisë së saj ekonomike.

Lluis Fox ka mbaruar studimet në gazetari dhe drejtësi. Ka punuar si gazetar në Londër dhe në Ëashington. Ai ka udhëtuar në 82 vende të botës dhe ka intervistuar liderë të ndryshëm botërorë. Është i specializuar në politikën ndërkombëtare dhe në temat e aktualitetit.

Artikulli publikuar në “La Vanguardia”, u soll në shqip nga Albana Murra.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Mendësia e re ekonomike

Covid-19 e infektoi botën me shpejtësi...

Si do ta mbajmë mend vitin e pandemisë?

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“A ka më rebelë?”